April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 23, 2026

Arsenal “shkatërron” Real Madridin me supergolat e Declan Rice

Thibaut Courtois bëri disa ndërhyrje vendimtare të martën mbrëma në “Emirates Stadium”, por përkundër përvojës dhe cilësisë së tij, nuk arriti të ndalë dy perla të Declan Rice nga gjuajtjet e lira.

Mesfushori anglez shkëlqeu me dy supergola dhe e udhëhoqi Arsenalin drejt një fitoreje të madhe 3:0 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Londinezët tashmë kanë një avantazh të konsiderueshëm para sfidës së kthimit, që zhvillohet të martën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”.

Rice zhbllokoi rezultatin në minutën e 58-të me një goditje mjeshtërore nga jashtë zonës, ndërsa në minutën e 70-të realizoi edhe më bukur, sërish nga një gjuajtje e lirë, duke e çuar rezultatin në 2:0 me një eurogol që ngriti në këmbë tifozët vendas.

Fitorja e Arsenalit u vulos në minutën e 75-të, kur Mikel Merino finalizoi një aksion të rrjedhshëm të skuadrës angleze, për të konfirmuar dominimin e plotë ndaj “Los Blancos”.

Courtois ishte ndër më të mirët në fushë për Realin, duke bërë disa pritje të mëdha për të mbajtur në lojë ekipin e tij, por edhe ndihma e David Alabas, që largoi një top në vijën fatale, dhe ndërhyrja shpëtuese e Jude Bellingham nuk mjaftuan për të shmangur disfatën.

Arsenali dominoi në pjesën e dytë, por kishte më shumë nga loja edhe në pjesën e parë. Real Madridi krijoi disa raste para pushimit, por u shua krejtësisht pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes.

Me këtë rezultat, “Topçinjtë” janë shumë afër një rikthimi të madh në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe Evropës po i troket një kampion i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *