June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ancelotti i hapur për të qëndruar me Brazilin edhe pas Kupës së Botës 2026

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti tha se mund të vazhdojë ta drejtojë këtë kombëtare edhe pas Kupës së Botës 2026, nëse Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) dëshiron që ai të qëndrojë.

Në një intervistë për ESPN, Ancelotti, i cili ka kontratë deri pas Botërorit që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, tha se është i kënaqur me përvojën e tij në krye të Brazilit.

“Pas Kupës së Botës 2026 gjithçka është e hapur. Nëse CBF dëshiron të vazhdoj deri më 2030, nuk kam problem. Jam shumë i lumtur këtu, familja ime gjithashtu është e kënaqur. Do të ishte fantastike”, tha Ancelotti.

Trajneri italian shtoi se përgatitja e Brazilit për Botërorin është një përvojë e veçantë. Brazili e ka siguruar kualifikimin, duke përfunduar në vendin e pestë në grupin e vetëm të eliminatoreve të Amerikës së Jugut. Në ndeshjen e fundit, Brazili humbi 1-0 ndaj Bolivisë në La Paz, në kushte të vështira në 4,100 metra lartësi mbi nivelin e detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *