September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Ancelotti: Courtois po rikuperohet shpejt, e presim në ekip javën e ardhshme

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se portieri belg Thibaut Courtois po rikuperohet më shpejt se sa pritej dhe duket se ka kapërcyer një dëmtim në gju.

Portieri iu nënshtrua një operacioni pak më shumë se një muaj më parë dhe pritej të mungonte deri në fund të sezonit aktual, por ai mund të rikthehet në fushë që në javën e ardhshme.

“Courtois po rikuperohet me intensitet të madh. Mendoj se ai mund të jetë i aftë për ndeshjen kundër Cadiz në Primera Division dhe shpresoj se do ta kemi në dispozicion”, tha Ancelotti.

Real Madridi është favorit i parë për të fituar titullin në Primera dhe njëkohësisht ka siguruar edhe një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku ka caktuar një mega-ndeshje kundër Bayern Munichut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *