Alonso mbijeton, Real Madrid triumfon në transfertë ndaj Alaves

Real Madrid rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi, duke mundur Deportivo Alaves me rezultat 2:1 në raundin e 16-të të La Liga-s, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Mendizoroca”.

“Mbretërit” kaluan në epërsi që në minutën e 24-t, kur Kylian Mbappe shënoi golin e parë për Realin pas një aksioni të rregullt, duke çuar rezultatin 0-1. Alaves reagoi dhe në minutën e 68-të Carlos Vicente barazoi rezultatin 1-1, një gol i konfirmuar nga gjyqtari Victor Garcia pas disa shqyrtimesh.

Por gëzimi i vendasve zgjati pak, pasi në minutën e 77-të Rodrygo, pas një asistimi nga Vinicius Jr., shënoi golin e fitores për Realin, duke vendosur shifrat përfundimtare 1-2.

Me këtë fitore, madrilenët regjistrojnë fitoren e 12-të në La Liga dhe mbeten vetëm katër pikë larg Barcelonës kryesuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *