June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Alidema kërkon largimin nga Liria

Futbollisti Festim Alidema ka kërkuar fletlëshimin nga drejtuesit e skuadrës së Lirisë së Prizrenit. KOHA nga burimet e saj brenda klubit nga Prizreni ka mësuar se Alidema dëshiron ta vazhdoj karrierën në ndonjë klub tjetër. Alidema nuk i është përgjigjur telefonatave të KOHËS.

“Alidema nuk ka udhëtuar me klubin në Durrës për përgatitje, pasi ka kërkuar fletlëshimin për ta vazhduar karrierë në ndonjë klub tjetër. Në klub nuk është vendosur ende nëse do t’i jepet fletlëshimi, por ajo që kemi kuptuar është se Alidema nuk do të kthehet të luaj për Lirinë”, ka thënë një anëtar i klubit nga Prizreni në kushte anonimiteti.

Alidema me Lirinë ka kontratë deri në verë. 26-vjeçari iu bashkua Lirisë në verën e vitit të kaluar nga Llapi.

Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Slaven Belupo, NK Hrvatski Dragovoljac, Drita e Vllaznia e Pozheranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *