Agim Ademi ndjek Superkupën e Evropës në Udine, takohet me Nicolas Sarkozy-n
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ndodhet në Udine të Italisë për të ndjekur nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur, ku atmosfera është përshkruar si e jashtëzakonshme.
“Në Udine të Italisë për të ndjekur ndeshjen e Superkupës së Evropës, PSG – Tottenham, ku atmosfera është e shkëlqyeshme. E këtë mbrëmje e bëri edhe më të veçantë takimi me ish-Presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Një bisedë e shkurtër, por plot vlera dhe këndvështrime interesante mbi sportin, lidershipin dhe mënyrën se si ndeshjet e mëdha bashkojnë njerëzit nga kultura dhe vende të ndryshme”, ka shkruar Ademi.
Kreu i FFK-së po thuajse çdo herë merr pjesë në evente të mëdha ndërkombëtare të futbollit, duke forcuar lidhjet e FFK-së me personalitete të rëndësishme të sportit por edhe politikës botërore.
