February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Ademi uron 8 Marsin: Futbolli mjet i rëndësishëm për ndryshimin shoqëror

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë me rastin 8 Marsit –  Ditës Ndërkombëtare të Gruas. I pari i futbollit kosovar ka vlerësuar progresin që ka bërë shoqëria jonë në përmbushjen e barazisë gjinore, teksa ka shprehur mbështetjen për vajzat e gratë për t’iu bashkuar futbollit.

“Futbolli, nuk është vetëm sport, por edhe mjet i rëndësishëm për ndryshimin shoqëror, prandaj do të vazhdojmë të mbështesim dhe të inkurajojmë gratë e vajzat për t’u përfshirë në sportin tonë të përbashkët. Si president i FFK-së, viteve të fundit jam përkujdesur që t’u krijojmë mundësi të barabarta të gjitha vajzave e grave që të ndjekin pasionin e tyre për futbollin dhe këtë mision do ta ndjekim edhe në të ardhmen”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, ai ka uruar posaçërisht të gjitha lojtaret, trajneret, gjyqtaret dhe zyrtaret e administratoret e klubeve e të federatës, ngase siç ka thënë ‘ato me pasionin që kanë për futbollin janë burim inkurajimi dhe frymëzimi për gjeneratat e ardhshme’.

“Vlerësoj lart vlerat e punën e jashtëzakonshme të grave e vajzave dhe jam krenar për kontributin e tyre të çmuar në rritjen e vazhdueshme të futbollit në vendin tonë”, ka shtuar kreu i FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *