April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ademi: Trashëgimia e Jotas do të kujtohet gjithmonë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është bashkuar drejtuesve të tjerë të federatave duke shprehur ngushëllime për vdekjen e lojtarit të Liverpoolit, Diogo Jota.

“I trishtueshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të mirënjohur portugez, Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva.

Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe sportin portugez, por për të gjithë komunitetin e futbollit botëror.

Si Federatë e Futbollit të Kosovës shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerëve, Federatës së Futbollit të Portugalisë, FC Liverpool dhe FC Penafiel si dhe për të gjithë ata që e çmuan dhe e ndoqën me admirim karrierën e këtij futbollisti të jashtëzakonshëm.

Trashëgimia që Diogo Jota la pas do të kujtohet përgjithmonë!”, ka shkruar Agim Ademi.

Edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistit portugez të Liverpoolit, Diogo Jota.

“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit të kombëtares portugeze dhe Liverpool FC, Diogo Jota, si dhe të vëllait të tij, André Silva, futbollist i klubit FC Penafiel.

Në këto momente të dhimbshme, FSHF i qëndron pranë Federatës Portugeze të Futbollit, klubeve Liverpool FC dhe FC Penafiel, si dhe familjes Silva.

Një humbje e rëndë për futbollin dhe për gjithë komunitetin sportiv”, shkruan FSHF-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *