June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ademi takon Arbër Zenelin:Ai është aset i çmuar i Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar sot futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin.

“Sot pata kënaqësinë të takoj një futbollist të jashtëzakonshëm dhe një djalë fantastik, anëtarin e ekipit tonë kombëtar, Arbër Zenelin. Me Arbërin folëm për karrierën e tij, rikuperimin pas lëndimit, kthimin në nivelin elitar, por edhe evokuam kujtime nga ndeshjet dhe paraqitjet e tij të paharrueshme me ekipin kombëtar, me shpresën se së shpejti do të jetë sërish pjesë e kombëtares sonë”, shkroi Ademi në rrjetet sociale.

Presidenti i FFK-së theksoi më tej se Zeneli është një lojtar me vlera të veçanta dhe se Kosova gjithmonë do ta ketë derën hapur për të.

“Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën”, përfundoi Ademi.

Arbër Zeneli nuk ka qenë që një kohë të gjatë pjesë e Kosovës, por së fundmi po kalon formë të mirë dhe mund të jetë në planet e Franco Fodës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *