April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Ademi takohet me Sir Alex Ferguson: Pati lëvdata për futbollistët kosovarë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me ish-trajnerin Sir Alex Ferguson në Londër, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Ademi, mes tjerash theksoi se Fergusoni pati lëvdata për futbollistët kosovarë, për dy ndeshjet që “Treluanët” i zhvilluan ndaj Dardanëve në kuadër të ciklit kualifikues.

“Kënaqësi takimi me Sir Alex Ferguson në Londër. Sër Alex pati lëvdata për futbollistët kosovarë, teksa e kujtuam ndeshjen në Southampton, Angli – Kosovë dhe mikpritjen e ngrohtë për “Tre Luanët” në Prishtinë”, shkroi Ademi.

“Gjithmonë nder të takosh një figurë të tillë të futbollit, jo vetëm legjendë e Britanisë së Madhe por edhe botërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *