June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ademi pret në takim kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në takim kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), Feti Demolli. Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e klubeve shqiptare në diasporë, me fokus të veçantë në Zvicër, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e lidhjes mes futbollit të diasporës dhe atij vendor. Presidenti Ademi e falënderoi UKSHFZ-në për kontributin e çmuar në promovimin e futbollit dhe identitetit kombëtar në Zvicër.

Postimi i Ademit:

Sot prita me shumë kënaqësi kryetarin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), Feti Demolli. Gjatë takimit diskutuam për gjendjen e klubeve shqiptare në diasporë, me theks të veçantë në Zvicër. Ritheksuam rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e lidhjes mes futbollit shqiptar në diasporë dhe atij vendor.

E falënderova  për punën e palodhur të UKSHFZ-së në promovimin e futbollit dhe të identitetit tonë kombëtar në Zvicër, aty ku po rriten shumë shqiptarë, e që janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *