June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ademi: Kur e pash Kosovën në shortin e Botërorit, u ndjeva sikur po diplomoja në këtë punë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Radio Kosovën tregoi emocionet e tij kur emri i Kosovës u tërhoq në shortin e Kupës së Botës. Ndonëse Kosova i ka edhe dy hapa për ta shkruar historinë, Ademi e përshkroi këtë moment si të veçantë dhe sikur në një moment ndjeu se iu realizua ëndrra.

“Të them të drejtën aty e kam pa vetën sikur kur e merr diplomën e fakultetit pas një punë të gjatë dhe kur shkon në ceremoninë e diplomës. Ashtu më dukej vetja dhe sikur e konkretizova gjithçka, sepse për një moment e pashë veten që jemi atje dhe realisht më dukej vetja si kur sapo diplomova në këtë punë. Thjesht është satisfakstion dhe ëndërr e imja kjo. Asnjë gjë tjetër nuk e dua, përveç që në kohën e Agim Ademit të arrihet kjo. Dhe sigurisht që të shkojë Kosova në Kupën e Botës do të ishte dhe gjëja më mirë dhe më bukur e futbollit, po ashtu edhe në Europianin e ardhshëm”, tha Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *