June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ademi: Foda asnjëherë nuk tha se do të shkojë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka komentuar edhe njëherë punën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ku kohëve të fundit e lidhën me një kalim të tij të mundshëm në Arabi.

Ai ka thënë se Foda kurrë nuk ka bërë një kërkesë për largim.

“Franco Foda asnjëherë nuk ka thënë po shkojë, kanë thënë menaxherët që ka pasur një ofertë por nuk ka pasur asnjë kërkesë për shkuarje. Ne do të vazhdojmë projektin me Fodan dhe uroj t’ia kalojmë sa më mirë. Shpresoj që në garat e radhës që i kemi të pozicionohemi sa më mirë, ekipin që e kemi punën që e kanë bërë stafi teknik do të jemi në një nivel tjetër të garave”, ka thënë Agim Ademi për Kampionët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *