April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ademi: Entuziazëm i madh për futbollin në Beguncë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë një video nga finalja e sotme e turneut tradicional “2 Korriku” në fshatin Beguncë të Vitisë, i cili organizohet për nder të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990.

Postimi i plotë i Ademit:

Entuziazmi për futbollin në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë është vërtet i madh.Kam kënaqësinë të jem sonte këtu së bashku me bashkëpunëtorët e mi në finalen e turneut tradicional “2 Korriku” në futboll të vogël, që organizohet për nder të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990. Edhe këtë vit ky turne ka mbledhur mijëra adhurues të futbollit, jo vetëm nga Begunca, por edhe nga rrethinat, përfshirë bashkatdhetarët tanë që po i kalojnë pushimet në vendlindje.Atmosferën madhështore të këtij turneu e ka zbukuruar me praninë e saj këngëtarja jonë e njohur Shkurte Fejza, si dhe ansambli i valleve, teksa së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti patëm nderin që simbolikisht ta nisim topin nga mesi i fushës në finalen e këtij turneu ndërmjet Arisi Pharm dhe Gentriti Beton.Kësisoj, futbolli, përveçse një sport, është edhe një mënyrë e shkëlqyer për argëtimin e qytetarëve tanë. Futbolli bashkon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *