Ademi e Idrizi diskutojnë për projektet e infrastrukturës në Vushtrri

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim numrin një të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ku u diskutua infrastruktura sportive

Postimi i plotë i Agim Ademit

Në takim me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi zhvilluam një bisedë konstruktive rreth bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës sportive.
Diskutuam për projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e kushteve për sportistët dhe të rinjtë, si dhe krijimin e hapësirave më moderne sportive në këtë komunë.
Jam i bindur se përmes këtij bashkëpunimi do të realizojmë iniciativa konkrete në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të futbollit në Vushtrri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *