Luis Enrique pranë stolit të PSG, mund të prezantohet të mërkurën

Prej disa javësh tashmë po aludohet për një kalim të teknikut Luis Enrique në krye të stolit të francezëve të Paris Saint-Germain, pas vendimit të këtyre të fundit për të shkarkuar teknikun, Christophe Galtier.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “Le Parisien” arritja e marrëveshjes me klubit dhe teknikut spanjoll është shumë afër, me klubin që po punon për arritjen e një kontrate 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një vit ekstra.
“Le Parisien” gjithashtu “parashikon” dhe ditën e prezantimit të teknikut spanjoll në krye të “gjigandëve” francezë, me ditën e mërkurë që pritet të jetë dita e njoftimit të emërimit të Luis Enrique./abcnews