Zidane nuk e përjashton drejtimin e Francës

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se mund të marrë përsipër kombëtaren franceze.
“Asgjë nuk mund të përjashtohet. Duhet të ndihesh sikur e dëshiron. Unë e di se çfarë dua tani dhe çfarë jo. Thjesht i them vetes: nëse do të kishte një pauzë, duhej të ndodhte. Ne duhet të pranojmë atë që po ndodh dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Zidane.
Puna e fundit e Zidane ishte te Real Madrid, të cilin e la në vitin 2021. 50-vjeçari ka drejtuar dy herë Realin, nga 2016 në 2018 dhe nga 2019 në 2021.
Nën drejtimin e Zidane, Real Madridi u bë dy herë kampion i Spanjës dhe tri herë fitoi Ligën e Kampionëve.