February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

U mbajt turneu i veteranëve në nderim të ikonave të futbollit të kryeqytetit

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit, ka organizuar turneun memorial në nderim të figurave të shquara të futbollit të kryeqytetit: Mehmet Fetahu (Meksa), Shefqet Sinani, Rasim Thaçi (Cima), Ilir Fazliu, Ibrahim Prapashtica, Naser Kika, Halil Sadiku, Shaban Zeqiri dhe Fehmi Prapashtica. Ky aktivitet u zhvillua në stadiumin e KF “Rilindja”, të shtunën pasdite, dhe morën pjesë katër ekipe të veteranëve.

Fitues i turneut u shpall ekipi i veteranëve të Kosovës, i cili në finale fitoi ndaj ekipit të veteranëve të Rilindjes, me rezultat bindës 3:0. Në ndeshjet gjysmëfinale, veteranët e Kosovës fituan ndaj veteranëve të Kosovës së Prishtinës, me rezultatin 2:1, ndërsa me të njëjtin rezultat veteranët e Rilindjes fituan ndaj veteranëve të Flamurtarit.

Në këtë aktivitet ikonat e futbollit të kryeqytetit u nderuan me mirënjohje post mortum, të cilat për familjarët e tyre që ishin të pranishëm në turne i ndanë Ajet Shosholli, Granit Rugova, Jusuf Tortoshi, Ramiz Krasniqi dhe Arbnor Morina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *