July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ademi prezanton Eliot Bujupin si anëtarin më të ri të Dardanëve

1 min read

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet për vizitë në Gjermani ka prezantuar sot një talent të spikatur me fanellën e Kombëtares së Kosovës. Bëhet fjalë për talentin e skuadrës gjermane, VfB Stuttgart, Eliot Bujupi, i cili është bërë anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Ai deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U17, ku është paraqitur në 10 ndeshje. Elioti më 3 korrik feston ditëlindjen e 17-të, derisa vlerësohet si njëri nga sulmuesit më perspektivë në Bundesligën e të rinjve. “Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi. Atij i uroj sukses dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar presidenti i FFK-së në prezantimin e Eliotit në profilin e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *