Ultrasët e Viktoria Plzenit e paraqesin Kosovën si Serbi

Klubi futbollistik Drita, tashmë është njoftuar me kundërshtarin me të cilin do të përballet në UEFA Conference League.

Gjilanasit do të kenë punë me klubin e njohur nga Çeka Viktoria Plzen.

Ballafaqimi i tyre do të ndodh në rundin e dytë të kësaj gare.

Por, ultrasët çek kanë provokuar me një postim të tyre në Facebook.

“Sektor-P”, siç njihet edhe tifozëria e Viktoria Plzen e kanë kthyer mbrapsht llogon e klubit kosovar duke shkruar se pas shumë vitesh do të luajnë në Serbi.

Ndeshja e parë mes këtyre dyja ekipeve do të luhet në Çeki më 27 korrik, derisa ajo e kthimit në Kosovë luhet më 3 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *