July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Lukaku refuzon Milan e milionat arabe, “bomberi” belg besnik ndaj “zikaltërve”

1 min read

Pasi refuzoi ofertën e parë prej 25 milionë eurosh nga një ekip i Kampionatit arab të futbollit, “bomberi” i Inter, Romelu Lukaku ka refezuar dhe një tjetër ofertë ditën e sotme, kësaj radhe për 35 milionë në sezon.

Sipas, raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Lukaku e konsideron të parakohshëm largimin në Arabinë Saudite në moshën 30-vjeçare dhe dëshiron të luajë në ligat më të mira të Evropës të paktën deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Ndërkaq, ajo që vihet re është dëshira e sulmuesit për të qëndruar te “ziklatërit” e Inter, aty ku e kaloi sezonin e kaluar si huazim e prej kësaj arsyeje Lukaku ka refuzuar dhe interesimin e “rivalëve” të Milan për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *