July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ramadani flet për shortin në garat evropiane: Nuk ka ndeshje të lehta, por synimi është të kalojmë në raundin e dytë

2 min read

SC Gjilani do të luaj sërish në arenën evropiane ku është pjesëmarrës nga rrethi i parë i Ligës së Konferencës.

Gjilani do të përballet në rrethin e parë me nën kampionin e Luksemburgut, Progres Niederkorn.

E për ndeshjet evropiane, Telegrafi ka kontaktuar me mesfushorin gjilanas, Arbnor Ramadani i cili ka thënë se nuk ka asnjë skuadër të lehtë në garat evropiane.

“E kemi parë shortin dhe nuk do të jetë aspak lehtë. Në këtë rang garash nuk ka skuadra të lehta, pasi secila që ndodhet aty ka bërë mirë në sezonin paraprak për të arritur deri në garat evropiane”.

“Ne do të përgatitemi maksimalisht, kemi disa javë para vetës dhe do t’i qasemi me seriozitetin maksimal dy ndeshjeve”, tha Ramadani.

Qëllimi mbetet për të kaluar së paku raundin e parë dhe për këtë janë të vetëdijshëm futbollistët e Gjilanit.

“Kuptohet qëllimi është të kalojmë tutje, edhe pse kundërshtari nuk është për tu nënvlerësuar. Përkundrazi me respektin maksimal do të kërkojmë fitore për të kaluar në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës”.

“Qëllimi ynë si futbollistë është të fitojmë sa më shumë ndeshje në Evropë dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg”, tha Ramadani për Telegrafin.

Në rast se arrijnë ta kalojnë skuadrën nga Luksemburgu, Gjilani në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballet me skuadrën e madhe daneze, Midytjlland. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *