July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Fazliji: Kosova është në garë për t’u kualifikuar në ‘Euro 2024’

1 min read

Në konferencën për media para ndeshjes ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës ka qenë edhe mesfushori Betim Fazliji, i cili e ka bërë të qartë se fitorja është shumë e rëndësishme në përpjekjet për t’u kualifikuar për ‘Euro 2024’.

24-vjeçari ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta japin maksimumin, ashtu që pret që Dardanët t’i marrin pikët e plota.

Fazliji ka theksuar se jemi akoma në garë për kualifikim dhe se gjërat duhet t’i marrin ndeshje pas ndeshjeje duke filluar nga pikët e plota ndaj Bjellorusisë.

Mungesa e tifozëve nikoqirë në tribuna, sipas tij, do t’i shërbejë Kosovës për ta marrë triumfin e dëshiruar.

Për shkak të sanksioneve, skuadra nikoqire nuk mund t’i luajë takimet si vendas dhe derisa sfidat tjera i ka zhvilluar në Serbi, ndaj Dardanëve do të luajë në Budapest të Hungarisë, po ashtu pa tifozë.

Kosova ka tri pikë nga tri barazime në po aq ndeshje të zhvilluara në Grupin I, derisa Bjellorusia i ka të gjitha humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *