Delegacioni i FFK-së, gjenerata e artë dhe Dardanët bëjnë homazhe te varri i Vokrrit

Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova humbi legjendën e futbollit, Fadil Vokrrin. Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ndërroi jetë pas një sulmi në zemër, duke tronditur komunitetin e futbollit kosovar, dy vjet pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Fadil Vokrri njihej si një futbollist i shquar dhe lider i përkushtuar. Në pesë vjetorin e ndarjes së tij nga jeta delegacioni  i FFK-së i kryesuar nga Bakir Burri bashkë me përfaqësues të gjeneratës së artë dhe tifo-grupin “Dardanët” kanë bërë homazhe tek varri i tij, për të nderuar veprën dhe kujtimin për të.

Në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtimet për Fadil Vokrrin mbeten të freskëta, derisa vlerësimi për kontributin e tij çmohet nga të gjithë, shkruan FFK.

Trashëgimia e Vokrrit si futbollist dhe si drejtues i federatës është e vështirë të përshkruhet në fjalë. Ai ishte simbol i talentit dhe pasionit për futbollin dhe me karrierën e tij të bujshme ka lënë gjurmë të thella në historinë e futbollit mbarëkombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *