July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Kaos te Tottenham: Skuadra ende pa drejtues, trajneri mund të vijë nga Skocia

1 min read

LONDON, ENGLAND - MAY 12: A general view inside the stadium as fans hold up pieces of fabric to display a message of 'Dare Dream Do' prior to the Premier League match between Tottenham Hotspur and Arsenal at Tottenham Hotspur Stadium on May 12, 2022 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Situata te skuadra e Tottenham është ende kaotike, pasi klubi londinez nuk ka ende një trajner edhe pse gjatë javëve të fundit janë përfolur shumë emra. E përditshmja britanike “The Sun”, zbulon se londinezët do të bisedojnë të hënën me trajnerin Ange Postecoglou.

Ai është trajneri i ekipit të Celtic në Skoci dhe këtë fundjavë do të luajë në finalen e Kupës. Pas këtij takimi, palët do të ulen në bisedime dhe do të diskutojnë për mundësinë e transferimit të trajnerit 57-vjecar në stolin e Spurs, ende vacant që pas largimit të Antonio Conte.

Një emër disi surprizë ky i Ange Postecoglou, teksa bëhet fjalë për një trajner greko-australian, pasi i zotëron të dyja nënshtetësitë. Ndërkohë që, javët e fundit janë përfolur mjaft emra të njohur për stolin e Tottenham, përfshi edhe Niels Nagelsmann.

Jo vetëm kaq, por për detyrën e tranerit janë përmendur edhe emrat e Luis Enrique, Arne Slot, Roberto De Zerbi dhe Marco Silva, por ende asgjë konkrete. Klubi nuk ka as një drejtor sportiv që pas largimit të Fabio Paratici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *