Kryetari i klubit të Ferizajt thotë se portieri i Dukagjinit mund të ketë rrëshqitur (VIDEO)

Kryetari i Klubit të Futbollit të FerizajtLulzim Abazi, e ka komentuar golin e realizuar nga ekipi që ai drejton në ndeshjen kundër Dukagjinit, ku pas fitores prej 2:1 arriti që ta sigurojë barazhin për mbijetesë në Superligë.

Golin e fitores e shënoi Astrit Fazliu në minutin e 105-të, pas një gabimi trashanik të portierit të skuadrës së Dukagjinit.

Ai tha në emisionin Sports Shoë në Klan Kosova se portieri i Dukagjinit Altik Muhaxhiri, se mund të ketë rrëshqitur.

“Nuk kam kurrëfar komenti tjetër pos që kemi shënuar gol. Nuk jam ekspert i reagimit të portierëve. Unë e shoh që s’ka qenë i vendosur mirë dhe ka rrëshqitur. Ju e keni parë se fusha ka qenë e mbushur me ujë. Nuk ka pasur kohë që të bëhet drenazhimi më i mirë i fushës”, tha Abazi në Klan Kosova.

Derisa xhiroja e fundit e Superligës ishte goxha e komentuar nga futbolldashësit.

Sipas tyre Ferizaj kishte bërë marrëveshje me Dukagjinin për t’ia ‘lëshuar’ lojën.

Por, kjo u mohua kategorikisht nga kreu i klubit ferizajas të futbollit.

“Nuk ka të bëjë me marrëveshje. Unë nuk e di as në cilin minut ka dhënë golin e dytë Trepça 89-të. Nuk ka të bëjë asgjë me ato se çka po shkruhet në portale. Loja ka qenë e organizuar në më mënyrën me të mirë të mundshme”, tha ai.

Njëjtë ishte folur edhe për ndeshjen Trepça-Prishtina.

Skuadra nga kryeqyteti pësoi gol në fund të takimit pas një gabimi katastrofal të mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *