Krasniqi kreut të FFK-së: Faleminderit që i dhe drejtim jetësimit të ëndrrës sime

Haxhi Robin Krasniqi synon ta jetojë ëndrrën e tij të kamotshme për të boksuar dhe për të fituar në vendin ku i rrahë zemra.

Boksieri i suksesshëm kosovar bëri karrierë të jashtëzakonshme jashtë vendit, ndërsa më 5 gusht do ta plotësojë ëndrrën e tij dhe të krejt fansave të tij për të boksuar në Kosovë.

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist u prit sot në zyrat e Federatës së Futbollit nga kreu i kësaj të fundit, Agim Ademi, të cilin e falënderoi për mundësinë që të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dje, Krasniqi u prit edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin bashkërisht premtuan spektakël dhe natë të paharrueshme më 5 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *