Ancelotti: Ofendimet që po i bëhen Viniciusit janë të paparanueshme, nëse ndodhë prap duhet të ndalojmë ndeshjet

Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, Carlo Ancelotti foli për episodin që përfshin Vinicius, i targetuar nga tifozët në Mestalla gjatë ndeshjes midis Valencias dhe Real Madridit.

Lojtari madrilen ishte pre e thirrje raciste dhe kjo u vërejt qartazi, ku lojtari  edhe humbi kontrollin dhe më pas u ndëshkua me të kuq.

“Unë fola me të gjatë ndeshjes sepse atmosfera ishte shumë negative”, tha fillimisht Ancelotti.

“E pyeta nëse donte të vazhdonte. Nuk doja ta zëvendësoja për shkak të mjedisit racist. Nuk më ka ndodhur kurrë në këtë mënyrë. Është e papranueshme, liga spanjolle ka një problem që nuk është Vinicius, ai është viktimë. Nuk mund të luash futboll kështu, të njëjtën gjë do të thosha edhe po të kishim fituar. Është një temë shumë serioze. Gjithmonë e ofendojnë Vinicuis-in. Më trishton shumë, kjo është një ligë me skuadra të mëdha, por ne duhet ta korrigjojmë këtë sjellje. Jemi në vitin 2023. E vetmja mënyrë është të ndalojmë ndeshjet. Është e vërtetë që ka një protokoll, por duhet të largohesh nga fusha”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *