Finalja e Kupës së Kosovës në futboll, nesër hidhet shorti që përcakton epitetin e vendasit dhe çështjen e biletave

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll këtë vit do të luhet mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.
Kjo ndeshje edhe zyrtarisht do të zhvillohet me 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, mirëpo kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u zgjidhur.
GazetaBlic Sport mëson se nesër nga ora 10:30 do të hidhet shorti se cila skuadër do ta marrë epitetin e vendasit në këtë ballafaqim.
Në shortin e nesërm do të vendoset edhe për detajet e biletave, pasi FFK organizon këtë ballafaqim dhe vendoset se sa përqind do të ndahen për secilën tifozeri të skuadrave në fjalë.
Kujtojmë se fituesi i Kupës së Kosovës në futboll nga ky vit siguron direkt fazën e dytë të kualifikimeve në Conference League.