Lakers eliminojnë kampionët, sfidojnë Denver Nuggets në Perëndim, Miami finalisti i parë në Lindje
Lakers është ekipi i dytë finalist në Konferencën e Lindjes, pas fitores 122-101 ndaj Golden State në gjysmëfinalen e gjashtë, duke fituar 4-2 serinë. Një arritje që deri në mars dukej i pamundur për Lakers, që erdhën nga faza “play in”. Gjithsesi, në muajin e fundit bënë mrekullinë, duke i fituar të gjitha ndeshjet e play off-it në fushën e tij.
Lakers eliminuan kampionët në fuqi, duke dominuar në këtë sfidë të gjashtë të luajtur në fushën e tyre. LeBron James me 30 pikë ishte lider në fushë për vendasit, mbështetur nga Reaves me 23 pikë e Davis me 17 pikë e 20 rebound. Curry me 32 pikë ishte i vetëm për Warriors. Në finale, Lakers do të luajnë me Denver.
Në Konferencën e Lindjes, Miami është ekipi i parë finalist, pas fitores 96-92 ndaj New York në sfidën e gjashtë dhe fituan 4-2 me ndeshje. Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për vendasit u dalluan Butler me 24 pikë e Adebayo me 23. Për nju-jorkezët shkelqeu Brunson me 41 pikë, por që mbetën për statistikë.
Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia, (3-3)
New York – Miami, 92-96 (2-4)
Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale
Denver – Phoenix, (4-2)
Golden State – Lakers, 101-122 (2-4)
