February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Genc Nuza ftohet në Evropianin U19 “Malta 2023”

Për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA, Kosova do të përfaqësohet në një Kampionat Evropian. Është gjyqtari Genc Nuza, i njohur për autoritetin e tij në fushën e gjelbër dhe i vlerësuar nga UEFA, që ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Kampionati Evropian U19 “Malta 2023”. Ky kampionat do të zhvillohet prej 3 deri më 16 korrik në Maltë. Nuza, i cili do të jetë gjyqtar i katërt në këtë turne, është një nga gjyqtarët e përzgjedhur nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët do të kenë përgjegjësinë për të ndarë drejtësinë në këtë event të rëndësishëm. Një ftesë e tillë, pa dyshim, është shembull i vlerësimit të punës së palodhshme dhe punës së mirë që gjyqtari në fjalë ka bërë në fushën e ndarjes së drejtësisë në futboll, por edhe përkushtimit të FFK-së në ngritjen e kuadrove sa më profesionale në këtë segment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *