Guardiola: United nuk duhet të ketë frikë, jemi fqinjë të mirë

Manchester City dhe Manchester United do të luajnë në finale të FA Cup, më 3 qershor në “Wembley” të Londrës. Këtë fundjavë, City mundi Sheffield United në gjysmëfinale me het-trik të Riyad Mahrez, ndërsa United fitoi 7-6 në penallti kundër Brighton.

Manchester City ka mundësi për të fituar kurorën e trefishtë këtë sezon. Ata kanë rast ideal për të qenë fitues në Premier League, Champions League dhe FA Cup. E këtë sukses e ka arritur vetëm gjenerata e Manchester United në vitin 1999.

Tifozët e United kanë frikë se rivalët e tyre të urryer do ta festojnë këtë sukses kolosal pikërisht kundër tyre. Por, Pep Guardiola me shaka i është përgjigjur kësaj pyetjeje: “Nuk duhet të kenë frikë, ne jemi fqinjë! Fqinjët janë gjithmonë të mirë me njëri-tjetrin”.

Më pas ai e hodhi topin në tokë: “Jemi ende larg titullit, ndaj në këtë moment nuk është vendi për të folur për këtë. Në gjashtë vitet që kam qenë në krye të Cityt, ne kemi humbur në fazat e fundit të kompeticionit, finalen e Ligës së Kampionëve ose gjysmëfinalet e FA Cup. Por jam krenar për gjithçka që kemi bërë unë dhe kolegët e mi. Sigurisht që e fituam Premier League. Përndryshe, një trajner tjetër ndoshta do të ishte ulur këtu”, ka shtuar Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *