Henry: Messi, kthehu te Barcelona për ‘dashurinë ndaj futbollit’
Ish-sulmuesi i njohur francez, Thierry Henry i ka kërkuar yllit argjentinas, Lionel Messi që të ribashkohet me Barcelonën për hir ‘të dashurisë ndaj futbollit’.
Ai po ashtu e ka vlerësuar të turpshme sjelljen e tifozëve të PSG-së ndaj Lionel Messit në ndeshjen e fundit kundër Lyon.
“Është e turpshme të dëgjosh fishkëllimat në ‘Parc de Princes’. Nuk mund të fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë të ekipit, i cili ka 13 gola dhe 13 asistime këtë sezon. Personalisht, do të doja ta shihja të përfundojë karrierën e tij te Barcelona, në Evropë. Pas kësaj, nuk e di se çfarë do të bëjë. Sepse mënyra se si u largua nga Barcelona pas gjithçkaje që bëri… nuk më pëlqeu shumë. Për dashurinë ndaj futbollit, ai duhet të kthehet te Barcelona”, ka theksuar për “Amazon Prime”, Henry, i cili luajti përkrah Messit në periudhën 2007 – 2010, i ka thënë Amazon Prime.
