February 19, 2025

Inter ultimatum Inzaghit, gati plani B në rast shkarkimi

Humbja ndaj Fiorentinës ishte e 10-a sezonale për Interin, teksa tashmë Simone Inzaghi është seriozisht në rrezik shkarkimi. Drejtuesit zikaltër zbarkuan të gjithë në qendrën stërvitore paraditen e të dielës, duke u ballafaquar fillimisht me trajnerin dhe më pas me grupin e futbollistëve.

Bëhet fjalë për një diskutim të qetë mes palëve, sidomos me futbollistët, megjithatë duket se Inzaghi i ka konsumuar të gjithë bonuset e tij dhe ka marrë edhe ultimatumin nga drejtuesit e Interit.

Ata duket se i kanë vënë kusht trajnerit të reagojë në ndeshjet e ardhshme, teksa tre sfidat e radhës, duket se do të jenë edhe testet që do të vendosin fatin e trajnerit nga Piacenza.

E pra është tranferta ndaj Juventusit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe e planifikuar për të martën në darkë. Më pas zikaltrit do të udhëtojnë drejt Salernos, për t’u përballur me Salernitanën vendase në kampionat dhe sfida e tretë është ajo ndaj Benficës në Portugali.

Tre transferta, që do të vendosin jo pak sa i përket sezonit të Interit, por mbi të gjitha sa i përket fatit të Simone Inzaghit. Nëse misioni për t’u rikthyer në rrugën e duhur do të dështojë, atëherë te Interi kanë gati planin për t’ia besuar pankinën rumunit Christian Chivu.

Ky i fundit do të bënte rolin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit, për të shpëtuar ç’të mundet, megjithatë te Interi mbeten ende besimplotë që Inzaghi do të dijë t’i kthejë në rrugë të mbarë dhe të shpëtojë sezonin e veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *