Haaland: Fituam pas këshillave që na dha Pep, dua titullin e parë në Angli
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ishte një nga protagonistët e fitores së Manchester City ndaj Arsenal (3-1), duke realizuar golin e tretë për kampionët e Premier League. Tashmë të dyja ekipet kanë pikë të barabarta në krye të renditjes. Për sulmuesin e City, që kryeson renditjen e golashënuesve, kjo fitore kishte shumë vlera.
Për “Sky Sports”, sulmuesi i City u shpreh: “Manchester City është skuadra kampione në fuqi në Angli dhe pas kësaj fitoreje e konfirmuam këtë gjë. Në pushimin e ndeshjes bëmë disa modifikime në lojën tonë falë këshillave të Pep. Kemi një ekip me shumë kualitete, por na duhet të luajmë më shpesh në këto nivele”.
“Jam shumë krenar për skuadrën dhe atë që realizuam ndaj Arsenal, pasi kanë konfimuar deri më tani se janë skuadra më e mirë. Ndaj tyre bëmë një ndeshje fantastike dhe morën 3 pikë të rëndësishme. Tani jemi sërish në garë për titullin. jam i lumtur për golin, fitoren me gjithçka”, tha Haaland.
