February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Ballkani e Llapi fitojnë si mysafirë, Ferizaj merr një pikë në Gjilan

Sot ka filluar stinori pranveror në Albi Mall Superligë. Skuadra kampione në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore si mysafire kundër Malishevës, me rezultat 4:2. Në këtë takim shkëlqeu Albion Rrahmani, i cili realizoi Hat-Trick. Ai tundi rrjetën e portës së vendasve në minutat 28′, 43′ dhe 45’+2′, kurse golin e katërt e shënoi Tusha (81’). Ndërkaq golat për Malishevën i shënuan Mustafa (69’) dhe Hazrollaj (74’). Me këmbë të mbarë stinorin e nisi edhe Llapi, që shënoi fitore si mysafir ndaj Drenicës, në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Francisco Rivera në minutën e 12-të nga penalltia. Ndërkohë, Gjilani nuk ka arritur të shënojë fitore para tifozëve të vet, duke e mbyllur duelin me Ferizajn pa gola (0:0).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *