Nottingham Forest ka shënuar fitore 3:2 ndaj Chelseat, duke ia shkaktuar skuadrës londineze humbjen e tretë radhazi në Premierligë.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e pestë, kur Igor Jesus realizoi një gol të bukur.
Forest e vazhdoi dominimin edhe në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 50-të, pas një ndërhyrjeje të Fofanas në zonë, gjyqtari akordoi penallti, të cilën Morgan Gibbs-White e shndërroi në gol për 2:0.
Chelsea reagoi katër minuta më vonë, kur Emegha ngushtoi epërsinë në 2:1.
Megjithatë, Gibbs-White realizoi sërish në minutën e 72-të, duke rikthyer epërsinë prej dy golash për Nottingham Forest.
Emegha shënoi golin e dytë personal në minutën e 89-të, duke e bërë fundin e ndeshjes më dramatik, por vendasit arritën ta ruanin epërsinë deri në fund.
Me këtë fitore, Nottingham Forest mori tri pikë të rëndësishme, ndërsa kriza e Chelseat u thellua edhe më shumë pas humbjes së tretë radhazi në kampionat.