HONG KONG, China - AUGUST 01: during Hong Kong Football Festival (HKFF) 2026 - Manchester City vs Inter at Kai Tak Stadium on August 1, 2026 in Hong Kong, China, (Photo by Jack Ng/Alamy Live News),Image: 1120793375, License: Rights-managed, Restrictions: Usage restrictions: Advertising and promotion,Commercial electronic,Consumer goods,Direct mail and brochures,Indoor display,Internal business usage,Personal use, Model Release: no , Credit line: NG Chun Yin / Alamy / Profimedia
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, nuk është i shqetësuar për rënien e fundit të formës së skuadrës, duke e cilësuar situatën si pjesë normale të procesit të tranzicionit nëpër të cilin po kalon klubi.
City e nisi sezonin në mënyrë mbresëlënëse, me 11 fitore në 12 ndeshjet e para në të gjitha garat. Megjithatë, rezultatet e fundit kanë qenë larg pritshmërive. Në shtatë ndeshjet e fundit, skuadra ka regjistruar vetëm dy fitore, ndërsa në dhjetë takime radhazi nuk ka arritur ta mbajë portën të paprekur.
Pavarësisht këtyre statistikave, Maresca nuk sheh arsye për alarm, sidomos në prag të përballjes me Arsenalin.
Për strategun italian, skuadrës i nevojitet kohë për t’u përshtatur me ndryshimet dhe kërkesat e reja pas largimit të Pep Guardiolës.
Për këtë arsye, ai theksoi se në kampin e Cityt nuk ka panik.
“Për mua kjo është krejtësisht normale. Jam plotësisht i qetë, nuk ka asnjë panik. E kuptoj se duhet të fitojmë, sepse kjo është puna jonë, por situata është normale. Nevojitet kohë për tranzicionin”, deklaroi Maresca.
Ai foli edhe për gjendjen e Erling Haalandit, i cili ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit. Sulmuesi norvegjez nuk e kishte fshehur zhgënjimin pas barazimit 2:2 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, Maresca nuk e konsideron këtë problem.
“Erling është fitues. Është normale të mos jetë i lumtur kur nuk fitojmë, por kjo vlen për të gjithë. Edhe unë jam i pakënaqur kur nuk fitojmë. Sulmuesit jetojnë për golat dhe fitoret, prandaj është normale të zhgënjehen kur ato mungojnë. Megjithatë, nuk shoh asnjë problem me Erlingun”, u shpreh italiani.
Në fund, trajneri i Cityt rikujtoi se skuadra ka shtatë apo tetë futbollistë të rinj, të cilëve u nevojitet kohë për t’u përshtatur me mënyrën e lojës dhe kërkesat e klubit.