Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me ndeshjen hapëse të xhiros së 15-të, ku Malisheva do të përballet me Llapin.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, me fillim nga ora 13:00.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas fitoreve të regjistruara në xhiron e kaluar, ndaj synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në këtë sfidë.
Megjithatë, Llapi vjen në Malishevë me një moment të mirë forme, pasi ka regjistruar dy fitore radhazi dhe do të kërkojë ta vazhdojë serinë pozitive.
Në anën tjetër, Malisheva do të synojë ta shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase për të marrë pikët e plota.
Pritet një përballje interesante, me të dyja skuadrat që kanë objektiva të rëndësishëm në vazhdim të kampionatit.