Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka organizuar një surprizë romantike për të dashurën e tij, influencuesen Ines Garcia, me rastin e shtatë muajve të lidhjes së tyre.
Çifti e ka festuar këtë përvjetor në një prej hoteleve më luksoze të Barcelonës, W Barcelona, i njohur edhe si “Hotel Vela”, një objekt me pesë yje dhe pamje spektakolare nga Deti Mesdhe.
Ka qenë vetë Ines Garcia ajo që ka publikuar fotografitë nga kjo surprizë, duke zbuluar detajet e përgatitura nga futbollisti i ri.
Dhoma ishte zbukuruar me petale trëndafilash, aranzhime me lule dhe një zemër të formuar mbi krevat. Surpriza shoqërohej edhe me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, ku ishte vendosur mesazhi romantik: Shtatë muaj të lumtur, dashuria e jetës sime.
Festa përfshinte gjithashtu një darkë romantike për dy persona dhe mëngjesin e shërbyer në dhomë të nesërmen.
Sipas fotografive të publikuara, Yamal kishte menduar për çdo detaj, duke e kthyer këtë përvjetor në një mbrëmje të veçantë për partneren e tij.
Lidhja mes yllit të Barcelonës dhe Ines Garcia ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e mediave rozë. Pas raportimeve të mëparshme për mosmarrëveshje dhe ndarje të mundshme, duket se çifti po shijon një periudhë të mirë në marrëdhënien e tyre.

