Image: 1154552056, License: Rights-managed, Restrictions: Usage restrictions: Advertising and promotion,Commercial electronic,Consumer goods,Direct mail and brochures,Indoor display,Internal business usage,Personal use, Model Release: no , Credit line: Martin Rickett, PA Images / Alamy / Profimedia
Mauricio Pochettino ka nisur të vendosë rregulla të reja te Manchester Unitedi, menjëherë pas debutimit zhgënjyes në stolin e “Djajve të Kuq”.
Trajneri argjentinas ka vendosur të heqë praktikën e krijuar nga paraardhësi i tij, Michael Carrick, i cili u jepte futbollistëve një ditë pushimi pas çdo ndeshjeje, pavarësisht rezultatit të arritur.
Pas humbjes së rëndë në “Anfield”, Pochettino vendosi që skuadra të mos përfitonte nga dita e zakonshme e pushimit. Përkundrazi, lojtarët u urdhëruan të paraqiteshin që të hënën në qendrën stërvitore “Carrington”, për të nisur menjëherë punën në përmirësimin e gabimeve të evidentuara.
Ky vendim shihet si një mesazh i qartë i trajnerit të ri, i cili synon të vendosë disiplinë më të madhe dhe të ndryshojë mentalitetin brenda skuadrës.
Situata te Manchester Unitedi është alarmante, pasi pas 11 xhirove të zhvilluara në Premierligë, klubi gjendet në pozitën e 19-të me vetëm tetë pikë të grumbulluara.