Zhegrova shkëlqen te Juventusi, asistim dhe 90 minuta në fushë
Edon Zhegrova ka regjistruar një tjetër paraqitje pozitive me fanellën e Juventusit, duke e kompletuar për herë të parë një ndeshje të plotë që nga transferimi te gjiganti italian.
Reprezentuesi i Kosovës ishte titullar për herë të parë këtë edicion dhe e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë mundësinë e dhënë, duke kontribuar me një asistim në fitoren bindëse të Juventusit ndaj Venezias, me rezultat 4:0.
Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Serie A, ndërsa Zhegrova ishte protagonist në minutën e 65-të, kur me një asistim të bukur i mundësoi Juan Cabalit të shënonte për 3:0.
Përveç Cabalit, në listën e golashënuesve për Juventusin u regjistruan edhe Nick Woltemade, Teun Koopmeiners dhe Randal Kolo Muani.
Në anën tjetër, te Venezia, sulmuesi tjetër shqiptar, Albion Rrahmani, u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të.
Për Zhegrovën ky ishte asistimi i tretë në këtë edicion, ndërsa deri më tani ka realizuar edhe dy gola.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 21 pikë, derisa Venezia mbetet në pjesën e poshtme me vetëm gjashtë pikë.
