November 22, 2026

Laporta: Synojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë këtë sezon!

Joan Laporta, President of FC Barcelona, speak during presentation of the Centenary events of the FC Barcelona Basketball section at Auditori 1899 on August 24, 2026 in Barcelona, Spain.,Image: 1128202433, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Javier Borrego/AFP7 / Shutterstock Editorial / Profimedia

Barcelona po kalon një formë të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni, duke zhvilluar futboll dominues dhe duke regjistruar fitore bindëse në La Liga.

Skuadra katalanase shihet si favoritja kryesore për titullin në kampionatin spanjoll, por edhe si një nga pretendentët kryesorë për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, ka bërë të qartë se ambiciet e Barcelonës janë maksimale dhe se objektivi është fitimi i të gjithë trofeve të mundshëm.

Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, të shpallemi kampionë të La Ligës për herë të tretë radhazi dhe të triumfojmë në Superkupën e Spanjës. Gjithashtu, synojmë ta fitojmë edhe Kupën e Mbretit, deklaroi Laporta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *