November 22, 2026

Përmbysje dramatike e Real Madridit, Espi vendimtar ndaj Celta Vigos

Real Madrid's Spanish forward #19 Carlos Espi Escrihuela (L) celebrates scoring his team's second goal with Real Madrid's Brazilian forward #07 Vinicius Junior during the Spanish league football match between Real Madrid CF and RC Celta de Vigo at Santiago Bernabeu Stadium in Madrid on November 21, 2026.,Image: 1154326376, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: JAVIER SORIANO / AFP / Profimedia

Real Madridi ka marrë tri pikë të rëndësishme, duke e mposhtur Celta Vigon me rezultat 2:1 në “Santiago Bernabeu”, pas një përmbysjeje të realizuar në pjesën e dytë.

Mysafirët befasuan skuadrën madrilene që në minutën e gjashtë, kur Pablo Duran, pas asistimit të Williot Swedberg, shënoi për epërsinë 0:1.

Reali pati mundësinë të barazonte rezultatin para pushimit, por Kylian Mbappe nuk arriti ta shndërronte në gol penalltinë e fituar.

Megjithatë, presioni i vendasve u shpërblye në minutën e 66-të, kur Jude Bellingham realizoi për 1:1.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, vendimtar u tregua Carlos Espi. Sulmuesi, i cili u inkuadrua nga banka rezervë, shënoi në minutën e 85-të, duke vulosur fitoren 2:1 për Real Madridin.

Kështu, madrilenët shmangën një hap fals në shtëpi dhe arkëtuan tri pikë të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *