November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 19, 2026

Infantino me dy rivalë në garën për president të FIFA-s

Tri kandidatura janë zyrtarizuar për zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s, të cilat do të mbahen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut.

Presidenti aktual, Gianni Infantino, do të garojë për një mandat të ri, ndërsa kundërkandidatët e tij janë Philippe Diallo, president i Federatës Franceze të Futbollit, dhe Kozo Tashima, president i Shoqatës Japoneze të Futbollit.

Tashmë, Komiteti Zgjedhor i FIFA-s do të shqyrtojë pranueshmërinë e tri kandidaturave. Vendimi përfundimtar pritet të merret deri më 18 shkurt.

Për t’u zgjedhur në krye të FIFA-s, kandidati duhet të sigurojë shumicën e votave të 211 federatave kombëtare anëtare të organizatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *