Odegaard: Jam i lumtur te Arsenali, shpresoj të qëndroj gjatë
Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, ka shprehur dëshirën për të vazhduar qëndrimin në klubin londinez, ndonëse bisedimet për rinovimin e kontratës ende nuk kanë nisur.
Mesfushori norvegjez ka kontratë me Arsenalin deri më 30 qershor 2028, ndërsa aktualisht nuk ka zhvillime konkrete për zgjatjen e saj.
“Jam i lumtur dhe shpresoj të qëndroj te Arsenali për një kohë të gjatë, por nuk kemi filluar ende të flasim për zgjatjen e kontratës”, ka deklaruar Odegaard.
Futbollisti 27-vjeçar, i cili më parë ishte pjesë e Real Madridit, është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.
Pas një sezoni të kaluar të vështirë për shkak të lëndimeve, Odegaard e ka nisur mirë edicionin aktual, duke realizuar pesë gola.
Arsenali, kampion në fuqi i Anglisë, po synon ta mbrojë titullin dhe aktualisht kryeson tabelën e Premier League, me pesë pikë më shumë se Manchester City.
