Maresca pas humbjes me PSG: Nuk e pashë Pep në stadium, më vjen keq që humbëm para tij
Rikthimi i Pep Guardiolës në stadiumin “Etihad” ishte një nga momentet më të komentuara gjatë përballjes së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe PSG-së, ku anglezët u mposhtën me rezultatin 4-2.
Tekniku spanjoll u parë në tribunën e drejtuesve si një shfaqje e fortë mbështetjeje për klubin pas zhvillimeve të fundit me rregulloret financiare, mirëpo prania e tij nuk u vu re nga të gjithë në fushë.
I pyetur pas ndeshjes për praninë e spanjollit në shkallët e stadiumit, trajneri aktual i “Citizens”, Enzo Maresca, e pranoi hapur se nuk kishte pasur kontakt me të:
“Herën e fundit që fola me Pep ishte pas ndeshjes me Manchester United. Që atëherë nuk kam folur më me të. Më vjen keq që nuk e takova atë ditë dhe që humbëm para tij.”
Kjo ishte hera e parë që Guardiola shkeli në “Etihad” që nga largimi i tij në fund të sezonit të kaluar, në një stadium ku tashmë një nga tribunat mban emrin e tij.
