Llapi dështon ta shfrytëzojë epërsinë numerike, ndalet nga Feronikeli 74
Llapi nuk ka arritur të përfitojë nga epërsia numerike në fushë, duke u ndalur në barazim pa gola nga Feronikeli 74, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku skuadra vendase luajti me një futbollist më pak që nga minuta e 37-të.
Në atë minutë, mbrojtësi i Feronikelit 74, Fatmir Rexhaj, u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq. Megjithatë, Llapi nuk arriti ta shfrytëzonte përparësinë numerike për të gjetur golin e fitores.
Skuadrës nga Podujeva iu anulua një gol që në minutën e 10-të, i shënuar nga Aris Sorensen, për shkak të prekjes së topit me dorë nga mbrojtësi Gentrit Jaha.
Për Llapin, ky ishte barazimi i parë në këtë edicion të Superligës. Skuadra ka regjistruar vetëm një fitore dhe shtatë humbje, duke grumbulluar katër pikë.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 ka dy fitore, dy barazime dhe pesë humbje, me gjithsej tetë pikë të grumbulluara.
