September 23, 2026

“Do të ishim të lumtur edhe me një barazim”, trajneri i Irlandës vlerëson lart Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Irlandës Heimir Hallgrimson, e ka mbajtur një konferencë për media ku para gazetarëve ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Kosovë, e cila do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” në kuadër të Nations League.

Ai vlerësoi lart Kombëtaren e Kosovës, duke theksuar se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, të gjithë e dimë këtë. I kemi analizuar mjaft mirë dhe i kemi shqyrtuar pikat e tyre të forta, të cilat i kanë shumë. Do të ishim të lumtur të fitonim këtu edhe një barazim, ndeshja e parë e një turneu”.

“Duke e njohur Kosovën për kaq shumë kohë, ne luajtëm kundër Islandës në ditët e para të ekipit kombëtar. Ishte e vështirë për analistin në atë kohë, kishte lojtarë të rinj që vinin”, ka thënë ai gjatë konferencës transmeton Klankosova.tv.

“Para së gjithash, jam impresionuar duke parë rritjen nga viti 2016, kur ishin të 190-të në renditjen e FIFA-s, sot janë në vendin e 78-të, kështu që kjo është një rritje e jashtëzakonshme. Shumë mirë për federatën këtu për mënyrën se si i kanë zhvilluar lojtarët e tyre”, shtoi ai.

“Sigurisht, gjithçka varet nga mënyra se si luajmë. Mendoj se lojtarët janë gati për këtë. Sigurisht, duhet të përqendrohemi në lojën kundër tyre. Kjo është një detyrë e vështirë për momentin. Por kur bëhet fjalë për ndeshjen, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që do të vijë”.

Ai foli edhe për futbollistët dardanë, ku e veçoi sulmuesin Vedat Muriqi.

“Lojtari që duhet t’i kushtojmë vëmendje është Vedat Muriqi, golashënuesi i dytë në La Liga sezonin e kaluar, duke bërë paraqitje të mëdha. Po ashtu, ai shënoi katër gola javën e kaluar për Fenerbahçen. Gjithashtu, Fisnik Asllani është një lojtar i shkëlqyeshëm. Por Kosova ka në përgjithësi ekip të mirë të cilët luajnë në klube të mëdha si Juventusi, Besiktasi, Udinese”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *