Courtois shkon në “pauzë” te Belgjika, rikthehet në vitin 2027
Thibaut Courtois ka vendosur të mos luajë për kombëtaren belge gjatë fushatës së ardhshme të Ligës së Kombeve. Portieri i Real Madridit pritet të rikthehet te “Djajtë e Kuq” vetëm në vitin 2027, kur të nisin kualifikueset për Euro 2028.
Courtois, i cili ka regjistruar 115 paraqitje me Belgjikën, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku Belgjika do ta nisë fushatën më 25 shtator ndaj Italisë.
Vendimi vjen edhe pas bisedës me trajnerin e ri të Belgjikës, Mark van Bommel, i cili i kishte bërë të ditur Courtois se nuk mund t’ia garantonte vendin e titullarit.
“Kam zgjedhur të mos luaj në të gjithë Ligën e Kombeve me kombëtaren belge”, deklaroi Courtois pas fitores së Real Madridit ndaj Interit në Champions League.
Megjithatë, 34-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në raste të jashtëzakonshme.
“Nëse trajneri përballet me probleme për shkak të dëmtimeve, mund të thirrem si përjashtim”, shtoi ai.
Courtois konfirmoi se do të jetë sërish në dispozicion të Belgjikës për kualifikueset e Kampionatit Evropian, të cilat nisin në vitin 2027.
Në mungesë të tij, Van Bommel pritet të mbështetet te portierët Senne Lammens dhe Mike Penders.
